Lunaçek kritikon Thaçin: Ai është përgjegjës për Demarkacionin

13:59 | 31 Tetor 2017
M. A.

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek është shprehur e nervozuar me deklaratën e Hashim Thaçit që Bashkimi Europian u ka vënë një kurth qytetarëve të Kosovës për Liberalizimin e vizave, arbresh.info

Ajo ka kritikuar Thaçin duke thënë se deklarata e tij nuk është e vërtetë sepse sipas saj ai është dashur që ti siguroj votat për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi para se ta nënshkruaj atë si Ministër i Jashtëm.

Kryetari i tanishëm Hashim Thaçi, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe Skender Hyseni kanë nënshkrua këtë marrëveshje në Vienë në vitin 2015. Pra një qeveri kur nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare duhet të dijë nëse do të ratifikohet në Kuvend ata duhet të siguroheshim paraprakisht që kanë shumicën e votave në Parlament. Për fatkeqësinë e popullit të Kosovës kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Thaçit i kam thënë se ai së fundi ka fajësuar Komisionin Euipona që u ka vënë një kurth qytetarëve të Kosovës. I thash shumë qartë se kjo nuk është e vërtet, ai ishte Ministër i Jashtëm kur e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ishte detyre e tij si Ministër i Jashtëm të sigurohet para se ta nënshkruaj marrëveshjen nëse do ti ketë votat në parlament”

Ajo ka thënë se kritika e tij ndaj Bashkimit Europian do ta kthej Kosovën pas.

Nëse tash e fajëson Komisionin ose BE tani nuk është mënyra për të ecur përpara është e kundërta e kthen Kosovën pas. Ata do të thënë se përfaqësuesit e Kosovës e kanë nënshkruar këtë pse nuk po e marrin përgjegjësin për këtë siç duhet të marrin politikanët. Të fajësosh tash BE është në kundërshtim të plotë që do të bëjë një president për vendin e tij”, tha ajo në konferencën përmbyllëse si raportuese e Parlamentit Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme