Përdhunuan 10-vjeçaren, dënohen xhaxhallarët e vajzës

14:07 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Një gjykatë në Indi ka dënuar dy burra për dhunimin e një të miture 10 vjeçare, e cila lindi një vajzë në gusht. Të dy burrat ishin xhaxhallarët e vajzës.

Shtatzënia e saj u zbulua në mes të korrikut, pas ankesave të saj për dhimbje në stomak, kur prindërit e saj e dërguan në spital, transmeton portali arbresh.info

Njëri nga xhaxhallarët ishte arrestuar, pasi që testi i atësisë nuk përshtatej me atë të vëllait të tij të madh, i cili ishte i dyshuari i parë.

Argumentet e fundit ishin të përfunduara nga pala mbrojtëse. Ndërsa të martën të dy burrat janë shpallur fajtorë nga gjykata.

Vajza nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj, dhe kishte thënë që barku i saj ishte i fryrë, sepse ajo kishte një gur brenda, tha Geeta Padey në Delhi. Ajo lindi në gusht ndërsa fëmija i porsalindur u është dhënë autoriteteve përkatëse për adoptim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme