Çrregullimet e sistemit endokrin

13:51 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat kryejnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e organizmit për të shndërruar kaloritë në energji për të furnizuar qelizat dhe organet.

Sistemi endokrin ndikon në mënyrën se si rreh zemra, si zhvillohen kockat dhe indet, madje edhe aftësinë tuaj për të bërë fëmijë.

Ai luan një rol jetik në zhvillimin ose jo të diabetit, sëmundjeve tiroide, çrregullimeve të rritjes, mosfunksionimit seksual dhe një mori të çrregullimeve të tjera që lidhen me hormonet.

Çdo gjëndër e sistemit endokrin lëshon hormone specifike në gjak. Këto hormone udhëtojnë përmes gjakut drejt qelizave të tjera dhe ndihmojnë kontrollin ose koordinimin e shumë proceseve të organizmit, përcjell lajmi.net

Gjëndrat endokrine janë: Gjëndrat e veshkave, hipotalami, vezoret, qelizat ishullore në pankreas, paratiroidet, gjëndra pineale, gjëndra e hipofizës, testet, timusi, tiroidja.

Çrregullimet endokrine grupohen në dy kategori:

Sëmundje endokrinale– që ndodh kur një gjëndër prodhon shumë ose tepër pak hormon endokrin, e quajtur një mosbalancë hormonesh

Sëmundje endokrinale- për shkak të zhvillimit të lezioneve në sistemin endokrin, e cila mund të ndikojë ose jo në nivelin e hormoneve.

Ka lloje të ndryshme të çrregullimeve endokrine. Dibati është çrregullimi më i zakontë endokrin. Çrregullime të tjera endokrine përfshin:

Pamjaftueshmërinë adrenale (të veshkave)

Sëmundja Cushing

Gjigantizmi

Hipertiroidizëm

Hipotiroidizëm

Hipopituitarizëm

Neoplazi e shumëfishtë e endokrinës I dhe II

Sindroma policistike e vezoreve

Puberteti i parakohshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme