Deputetja e deritanishme e PE-së, Ulrike Lunaçek në konferencën e fundit që ka mbajtur sot në Kosovë ka folur për Liberalizimin e Vizave dhe Demarkacionin, shkruan arbresh.info.
Ajo ka thënë se tashmë “Topin e ka Kuvendi i Kosovës” për të quar përpara demarkimin me Malin e Zi kështu duke i hapur Kosovës rrugën për Liberalizim të Vizave.
“Liberalizimi i Vizave ka qenë temë që nga fillimi qe kam qenë duke punuar këtu. Do të doja të ju bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkimin me Malin e Zi. E di qe kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri. Por mund të ju them qe deri të bëhen zgjedhjet e reja në BE është kjo mundësi dhe duhet të bëhet se shpejti. Tash topin e ka Kuvendi i Kosovës”, tha Lunacek.
Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që ta ratifikojnë Demarkacionin sepse sipas saj ‘ora po ecën’
“Ju bëjë thirrje që në të vërtet ta ratifikojnë këtë sepse është koha ora po ecën, nëse e shikoni si duket tani bashkimi evropian dhe duhet të shfrytëzoni kohen dhe duhet të bëhet tani”, tha ajo./arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë