Kundër emërimit të të dënuarit për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, në akademinë ushtarake të Serbisë, më në fund ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Ishte vetë presidenti Hashim Thaçi, ai që kishte ngrehur zërin kundërshtues duke thënë se nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE dhe shtetet anëtare të saj.
Duke aluduar te krimineli Vlladimir Llazareviq, presidenti Thaçi kishte thënë se ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.
“Ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”, kishte thënë Thaçi.
Por, pa kaluar shumë ditë nga reagimi i Thaçit kundër Llazareviqit, ka reaguar edhe vetë Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues i një akademie ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë përmes një deklarate se blloku pret që “udhëheqësit politikë të respektojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë sinqerisht pajtimin në Ballkanin Perëndimor”.
“Liderët politikë duhet t’i udhëheqin të gjitha përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin e ndërsjellë, dialogun dhe tolerancën”, tha Kocijançiq, transmeton “Zeri.info”.
“Serbia, si vend kandidat për BE-në nuk mund të devijojë nga këto parime. Emërimi i një krimineli të dënuar për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë është kundër këtyre parimeve”, shtoi Kocijançiq.
Llazareviq ka mbajtur ligjëratën e parë në akademi javën e kaluar. Ligjërata është titulluar: “Heroizmi dhe humanizmi i ushtarëve serbë në mbrojtjen kundër agresionit të NATO-s”.
Hamilton mori një vendim tronditës pas Çmimit të Madh të Bra...
Hapet zarfi i zi, Besforti dhe Rrezi përjashtohen nga gara
Dy të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik
Aksident mes dy veturave në Greme të Ferizajit, lëndohet një...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...