Google ADS

Një protestues tenton t’i vërë flakën cisternës me gaz

11:58 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Himara vlon këtë të martë, teksa IKMT dhe qindra forca policie kanë rrethuar vendin ku do të prishen një 8 objekte në pronësi të minoritarëve grekë.

Deri më tani janë prishur 5 nga 8 objektet që do të rrëzohen për t’i hapur rrugë projektit për rivitalizimin e qendrës së Himarës, por nga ana tjetër protesta e banorëve dhe incidentet nuk kanë munguar.

protesta

Me flamuj grekë dhe duke kënduar në greqisht, minoritarët janë munduar të bllokojnë punën e fadromave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Policia njofton se njëri prej protestuesve është arrestuar për shkak se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie tek një autobot me gaz i cili ndodhen në ambientin ku po shemben banesat.

Policia gjithashtu njofton se në terren janë 163 forca policore, përfshi këtu edhe 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

https://www.facebook.com/himara1/videos/1846118335418236/
NJOFTIMI I POLICISË:

Lidhur me zbatimin e vendimit për prishjen e disa objekteve në kuadër të Projektit ”Rikualifikimi urban në Spille-Himarë”, i cili është duke u zhvilluar, bëjmë me dije se :

Në mbështetje të organeve ligjzbatuese (IKMT-së) të cilat marrin pjesë në shëmbjen e disa objekteve lidhur me Planin Rregullues në Himarë, për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore.

Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte.

Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet.

Policia e DVP.Vlorë së bashku me Grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen sa më të qetë dhe pa probleme për shmangien e çdo të papriture si edhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal deri në përfundim të aksionit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme