Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku është duke u bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, ka thënë se në bazë të vendimit të Kuvendit të Kosovës, Komisioni ka shqyrtuar këtë projektligj, përcjell arbresh.info
Ai ka thënë se kanë shqyrtuar edhe propozimet e Ministrisë së Financave si dhe amendamentet që janë dërguar në Komision për Buxhet dhe Financca.
“Janë adresuar 8 amendamente. Projekti për ndërtimin e autostradës Prishtinë -Gjilan.Vlen të përmendet amendamenti për sigurime shëndetësore. Dua të falënderoj edhe ministrin për kthimin e këtyre mjeteve. Amandamenti 15 dhe 16 i deputetit Avdullah Hoti, Komisioni ka vlerësuar se janë të domosdoshme që të përkrahen. Amendamentet tjera janë amandamente tjera të propozuara nga Ministria e Financave”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Komisioni për Buxhet dhe Financa rekomandon që amendamentet të miratohen në këtë seancë./arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...