Problemet me aparatin tretës apo ushqime të caktuara mund të shkaktojnë fryrje barku. Ndonëse kjo gjendje nuk zgjat më shumë se disa orë, mund të ndodhë të bëni të njëjtat gabime dhe fryrja e barkut të mos ju largohet për ditë më rradhë duke ju bërë të ndiheni të lodhur të përgjumur.
Living do të rendisë më poshtë të gjitha veprimtaritë që mund t’ju shkaktojnë gazra e jo vetëm.
Po hani shumë shpejtë
Ngrënia e ushqimit shumë shpejtë bën që jut ë “gëlltisni” dhe ajër! Kjo është arsyeja kryesore që fshihet pas fryrjes së barkut. Veç saj copëzat e mëdha të ushqimit të cilat nuk përtypen mirë nëse hani shpejtë çon në probleme të aparatit tretës dhe në ndjesi të tilla jo të mira.
Konsumimi i jeshillëqeve të gjalla
Të pasura me vitamina thelbësore dhe fibra, jeshillëqet e pagatuara jo vetëm që do furnizojnë organzimin me lëndë ushqyese, por do t’ju krijojnë idenë e fryrjes së barkut. Kjo e gjitha falë fibrave të cilat më parë duhet të kenë kaluar në një proces gatimi.
Ushqimet e paketuara
Drithërat e mëngjesit, ushqimet e paketuara dhe të konservuara janë të pasura me sodium, element që është përgjegjës për fryrjen e barkut. Nëse ju merrni më shumë se 2300 mg sodium, e sigurtë që do të ndjeni fryrje barku dhe do të keni gazra.
Një dietë e varfër në kalori është gjithashtu një ndër arsyet që ju shkakton probleme me aparatin intestinal. Në anën tjetër një dietë e pasur në karbohidrate, sidomos kur këto të fundit janë ëmbëlsues artificial dhe nuk treten mirë nga aparati tretës, do të shkaktonte fryrje barku dhe parehati.
Pijet me gaz nuk shkaktojnë fryrje barku vetëm nga prania e bulëzave të gazit, por për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, ëmbëlsues artificial që tretet me vështirësi.
Përtypja e çamçakëzit më gojën hapur do të mbushë zorrët tuaja me ajër duke ju shkaktuar ndjesinë e fryrjes.
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...