Skadon afati për ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve

09:14 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Partitë edhe sot mund të shtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në ueb – faqen e Komisionit deri sot në mëngjes nuk janë parashtruar ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash edhe pse disa kandidatë kishin paralajmëruar.

Komisioni, pas pranimit të ankesës, është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj. Afati prej 24 orë për parashtrimin e ankesave për shkeljen e së drejtës për votim skadoi. Ditën e zgjedhjeve janë parashtruar katër ankesa prej qytetarëve të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar pasi që qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të shqyrtimit publik të listës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme