Ministri për Kthim e Komunitete kërkon buxhet shtesë

09:03 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar buxhet shtesë, raporton arbresh.info

Dalibor Jevtiq ka thënë se janë të nevojshme edhe një milion euro shtesë në mënyrë që të zbatohet strategjia për komunitetin ashkali.

Si dhe ky buxhet do të jetë për të bashkëpunuar komunat mes vete.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, është miratuar buxheti për vitin 2018, që është 2 miliardë e 82 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme