Lideri katalunas gjendet në Belgjikë, thonë avokatët

08:57 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Lideri katalunas Carles Puigdemont ka shkuar në Belgjikë, thonë avokatët që i ka angazhuar ai.

Avokati, Paul Bekaert ka thënë se ai nuk është fshehur dhe nuk ka mohuar që mund të kërkojë azil, transmeton portali arbresh.info

Kryeprokurori i Spanjës ka bërë thirrje për padi penale nën akuzat e rebelimit kundër tij dhe organizuesve të referendumit të ndaluar të pavarësisë.

Qeveria qendrore spanjolle mori kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës të hënën, duke zëvendësuar zyrtarët e shkarkuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme