Teksa kanë administruar në dosje dëshminë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, prokurorët e Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike mes Tahirit dhe vëllezërve Habilajve.
Koha kur prokuroria është përqendruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas burimeve të prokurorisë kjo është periudha kur Tahiri ka pasur komunikime me vllezërit Habilaj.
Ndërkohë pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pretendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, prokuroria thotë se komunikimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Prokuroria nuk e ka të qartë se se në çfarë forme është është kryer komunikimi mes Habiljave dhe Tahirit, por mes tyre nuk ka pasur më komunikime telefonike. Burimet pranë prokurorisë thanë se janë duke verifikuar me imtësi të plotë, të gjitha këto komunikime, dhe se në kohët në vijim do kërkojnë të kryejnë dhe verifikime të tjera në disa drejtime.
Dy orë e 30 minuta dëshmi në prokurori Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dëshmuar për dy orë e 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj”, një ditë pasi kërkoi nga organi i akuzës që të pyetej. Tahiri është pyetur këtë të premte nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ish-ministri ka qenë i shoqëruar nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Pas dëshmisë përpara Krimeve të Rënda, Tahiri ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të hetohet deri në fund.
Ai kërkoi nga politika që t’i japë fund akuzave në adresë të tij, duke theksuar se tashmë ai e ka betejën me drejtësinë. “Jam i gatshëm t’i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t’i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë”-u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë. “Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë”-tha Tahiri.
“Nuk përgjigjem për kontrollin”Dëshmia e Tahirit përpara drejtësisë vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Policisë Gjyqësore në banesën e tij te Kodra e Diellit. I pyetur se çfarë kishte sekuestruar në banesën e tij, prokuroria, Tahiri nuk ka kthyer përgjigje. “Nuk mund të ndaj me ju dhe as me opinion publik se çfarë pune bën prokuroria dhe çfarë sekuestron prokuroria në shtëpinë time”-tha Tahiri.
Një ditë më parë ishte vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtuar nga Habilajt, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, e cila u rrëzua.
Habilajt të afërt me ministrin Tahiri Grupi i Moisi Habilajt ka qenë aktiv që në periudhën kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha. Habilajt që para vitit 2013, kanë trafikuar drogë në Itali, dhe se linjat dhe tregun e drogës nuk e kanë fituar gjatë kohës kur në pushtet kanë ardhur socialistët në shtator të 2013. Por gjatë kësaj kohe ky grup ka marrë revansh të madh, për shkak të mbështetjes që policia e Vlorës dhe Fierit i bënte këtij grupi. Krerët e këtij grupi Habilajt, bien kushërinj të largët me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vitin 2013, Moisi Habilaj, ka blerë makinën tip “Audi” të Tahirit dhe nuk i ka ndryshuar pronësinë këtij automjeti.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...