Google ADS

“Më quajnë Popov, Dusko Popov!” Historia e agjentit serb që frymëzoi krijimin e James Bond

01:53 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse shkrimtari Ian Fleming i është referuar një personi real për të krijuar personazhin e famshëm James Bond?

Vetë Fleming ishte një agjent spiunazhi dhe ishte i njohur në rrethin e tij për afrimitetin me femrat, shijen për likerin e mirë dhe makinat e shpejta.

Por duket se ka patur edhe një person, i cili shërbeu si model për krijimin e personazhit fiktiv, agjentit 007. Ajo që duhet të bëni është të zëvendësoni emrin e tij me atë të Dusko Popov në novelën e vitit 1953 të Flaming, “Casino Royale”.

Mendoni pak sikur nga goja e Sean Connery, Daniel Craig apo Pierce Brosnan, teksa ecin të veshur shik në ambjentet e kazinosë, të dalin fjalët: “Më quajnë Popov, Disko Popov”.

Natyrisht që një prezantim i tillë nuk ka efektin e “Bond, James Bond”, por historia e Dusko Popov, një agjent i dyfishtë jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore, është aq intriguese sa të sugjerojë një lidhje me figurën e agjentit fiktiv.

Gjatë Luftës II Botërore, Ian Fleming ishte zëvendësi i shefit të Shërbimeve të Inteligjencës së Marinës dhe në këtë cilësi ka marrë pjesë në shumë misione spiunazhi, mes të cilave një në vitin 1941 në Portugali, në “Casino Estoril”.

Këtu hyn në lojë Popov.

Biografia e Popov, e rrëfyer në librin “Goja e Luanit”, me autor Larry Loftis, tregon momentin kur Fleming zbuloi prirjet e dyfishta të agjentit jugosllav dhe zakonet e tij.

Bashkëpunimi i tyre ndodhi në një tryezë bixhozi, ku Popov kishte vënë një bast kundër një kundërshtari të pasur, që i kishte shpëtuar nazistëve gjermanë. Tryeza ndodhej në “Casino Estoril”, të cilën në novelën e tij Fleming e ndryshoi në “Casino Royale”.

Në këtë mision, Fleming kishte për detyrë të shoqëronte bashkëpunëtorin e MI6-s, i cili atë natë zotëronte 40 mijë dollarë që i përkisnin qeverisë së Madhërisë së Saj.

Popov u përball me kundërshtarin e tij dhe e provokoi menjëherë atë duke vendosur 40 mijë dollarët në tryezë, një shumë rreth 10 herë më e madhe se fitimet vjetore të njerëzve në vitet ‘40. Të gjithë të pranishmit në kazino ranë në heshtje dhe kundërshtari i Popov u tërhoq nga loja.

Prejardhja e Popov duket se shpjegon aftësinë e tij për t’u përballur në të tilla situata.

Dusko lindi në Serbi nga një familje e pasur, që asokohe gëzonte shumë privilegje.

Pas arsimimit bazë, ai u diplomua në Juridik dhe më vonë hapi firmën e tij ligjore.

Ai fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe kishte lidhje me personazhe të profilit të lartë në Gjermani, të cilat i ofronin informacione mbi planet e nazistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme