ISIS shënjestron Cristiano Ronaldon. Grupi i terroristëve islamikë javët e fundit përmes fotomontazheve ka kërcënuar jo në pak raste eventin më të rëndësishëm të futbollit sic është Kupa e Botës, Rusi 2018.
Pjesë e mesazheve kërcënuese janë përzgjedhur personazhe të ndryshëm nga Bota e këtij sporti.
Më herët ky grupim ekstremist ka shpërndarë foto me imazhe të Lionel Messis teksa shfaqej me sy të gjakosur apo të sulmuesit Neymar, teknikut Deschamps dhe së fundmi pjesë e fushatës kërcënuese është bërë dhe sulmuesi i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo. Në fotomontazhin e publikuar shihet ylli portugez i gjunjëzuar dhe me syrin e mavijosur, por nuk mbaron me kaq.
Frika shtohet akoma edhe më shumë teksa postimi shoqërohet dhe me dixhiturën: “Fjalët tona janë ato çka sheh, jo ato që dëgjon, kështu që prit” mbyllet mesazhi i ISIS. Nga java në javë organizata terroriste ka shtuar sinjalet për një sulm të mundshëm të Kupës së Botës duke alarmuar jo pak publikun e gjerë, por edhe organizatorët e këtij eventi, të cilët sigurisht do të rrisin masat për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e kompeticionit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...