Google ADS

Italiani “vizaton” në arë portretin e Kim Jong-un

00:41 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Artisti italian, Dario Gambarin, ka lëvruar në një arë në Verona portretin e Kim Jong-un dhe poshtë saj ka shkruar “rrezik”.

Ai e ka bërë portretin me një traktor në fushën e babait të tij prej 25 mijë metrash katrorë dhe disa tij, vepra mund të shihet edhe nga “syri i shpendit”, transmeton portali arbresh.info

“Portreti është një lloj thirrje për mbarë botën, sepse ne jemi duke e parë që tensionet mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano –verior Kim Jong-un janë duke u rritur”, tha Gamberin.

Artisti ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që ai e bën një vepër të tillë. Ai ka shtuar se ka në këtë formë ka paraqitur edhe portretet e Vladimir Putin, Donald Trump, Barack Obama, Fidel Castros dhe Nelson Mandela./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme