Hoyt Yee ia tha në sy Vuçiqit: SHBA mbështetë shtetin e pavarur të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri e ka cilësuar si “jo të lehtë”, takimin me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Briyan Yee.
Presidenti serb në një intervistë për TV Pink deklaroi se Yee ia kishte thënë disa gjëra që e kishin acaruar.
“Amerika e mbështet integritetin territorial dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë. Ju nuk mund ta prekni integritetin territorial të tyre.”, i kishte thënë Yee presidentit të Serbisë. transmeton lajmi.net
Presidenti serb u përgjigj duke i thënë se 9 vite më parë të gjithë e prekën integritetin e Serbisë..
“Unë i thash atij në fytyrë. Si mund që 9 vite më parë e prekët integritetin e Serbisë, një rregull që sot është krejt i kundërt për juve”, tha presidenti i Serbisë.
“Ai vetëm e përcolli mesazhin e Amerikës”, deklaroi Vuçiq.
Presidenti serb deklaroi se në takim nuk kishte fjalë të pahijshme dhe se temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia.
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...