Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison, i ka lutur ish-bashkëluftëtarët e tij që mos ta çmojnë Milaim Zekën, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Këtë të fundit ai e ka quajtur si njeri që përdorë njerëzit përreth për të përfituar vetë materialisht.
“Përshëndetje shokët e mijë veteranë. Ju lus që të ndaloni së vlerësuari Milaim Zekën. Gjatë luftës ai ishte një oportunist, një gazetar që mori rrëfime nga veteranët e vërtetë dhe i shiti ato për të përfituar, dhe për atë Zot bëri fitim të madh. Nuk është veteran. Ai është një njeri që përdorë njerëzit përreth tij për t’u pasuruar. Më ka intervistuar në vitin 1999. Ai shiti atë intervistë për 1000 funte dhe nuk i dhuroi asgjë UÇK-së”, ka thënë Harrison, në një postim në profilin e tij në Facebook
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...