Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, Fatmir Gashi, është emëruar sot zëvendësministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.
Gashi ka bërë të ditur, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se vendimin për emërimin e tij në këtë post e ka pranuar pasdite vonë, nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Miq të nderuar, qytetarë të Pejës dhe të Kosovës, struktura, anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, ju njoftojë se sot, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, jam emëruar zv/Ministër i Ministrisë së Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.
“Vendimin e kam pranuar pasdite vonë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj, ndërsa nga mëngjesi do të fillojmë punën bashkë me ministrin z.Bedri Hamza”, ka thënë ai.
Gashi ka shkruar më tej edhe për Pejën, pas mossuksesit në garën për t’u bërë udhëheqës i kësaj komune.
“Peja po kthehet në hartën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është e qartë se pavarësisht gojëkëqinjëve, Qeveria Haradinaj çdo ditë po e kthen vëmendjen nga Peja.
Bashkë me Kryeministrin, do të punojmë për Pejën dhe për Kosovën. Peja, në mesin e dhjetëra nevojave emergjente ndër vite, veçanërisht ka nevojë për fokusin ekonomik”, ka thënë ai.
“Krahas angazhimit të ri, unë dhe dega e AAK-së në Pejë mbetemi në pritje të çertifikimit zyrtar të rezultatit të 22 Tetorit për komunën tonë, nga ana e KQZ-së. I jam mirënjohës kryeministrit Haradinaj për besimin e dhënë. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Gashi në fund.
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...