Arrestohet kosovari në Zvicër, punonte në të zezën

20:03 | 30 Tetor 2017
M. A.

Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar të premten e javës që shkoi dy persona me dyshimin se ata kanë qenë duke punuar në të zezë, shkruan polizeinews.ch. Njëri prej tyre ishte shtetas kosovar, 19 vjeç ndërsa tjetri eritrean, 26 vjeç.

Arrestimi është kryer në kuadrin e masave të kontrollimit që policia ka ndërmarrë në katër kantiere ndërtimi në qarkun Uster të këtij kantoni, tranmseton albinfo.ch.

Gjatë procesit të kontrollit kanë asistuar edhe punonjësit e Zyrës Kantonale për Ekonomi dhe punë. Ata ishin në aksion për të shikuar kushtet në të cilat punonin rreth 150 punëtorë të ndërtimtarisë.

Krahas arrestimit të punëtorëve, policia me këtë rast ka bërë kallëzim penal edhe ndaj dy punëdhënësve të tyre, të dy shtetas të Kosovës, 31 respektivisht 43 vjeçarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme