I riu nga Kosova, Miridon Vllasaliu, ka fituar vendin e parë në garën për çiklizëm “Downhill Mountain Biking”, në kategorinë “Elit” që u mbajt në Shqipëri të dielën, shkruan arbresh.info.
Në një garë të fortë me garues nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ky i ri nga Kosova së bashku me pesë garues tjerë të klubit “MTB Theranda” rrëmbyen pesë tituj nga kjo garë.
Klubi “MTB Theranda” u përfaqësua me 8 garues.
I riu që më prejardhje është nga Gollaku, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se ka zënë vendin e parë në kategorinë “Elit”
“Sot me 29.10.2017 Gara Doënhill rundi 3 Vendi i pare ne kategorin Elit Faleminderit Mtb Theranda dhe Faleminderit per mbeshtetjen Kulla Vllasaliu Menda Somabookstation Gagi Prin”, shkruan Vllasaliu në FB.
Në këto gara morën pjesë këta garues:
Vendi 1. Ideal Sylaj
Vendi 2. Miridon Vllasaliu
*Kategoria U19:
Vendi 1. Ideal Sylaj
*Kategoria Elite:
Vendi 1. Miridon Vllasaliu
Vendi 3. Arnold Sylaj
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?