Google ADS

Apostolova takon GP të Nismës, bisedojnë rreth punës se Kuvendit

16:16 | 30 Tetor 2017
M. A.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi bashkë me kryetarin e Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Haxhi Shala, kanë zhvilluar një takim me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Takimin e sotëm, shefi i deputetëve të Nismës e ka vlerësuar si mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet rreth proceseve që po kalon vendi. Sherifi e ka njoftuar Apostoloven rreth punës se Kuvendit. Ka thënë se nesër pret që të kalojë rishikimi i buxhetit. Duke shtuar se zgjedhjet lokale kanë ndikuar në dinamikën e punës se legjislativit.

“Sa i përket implementimit të MSA-së, presin përkrahje edhe nga grupet parlamentare të opozitës pasi këto janë çështje shtetërore. Kërkojmë po ashtu një rol më aktiv të Bashkimit Evropian, i cili do t’i ndihmonte Kosovës në përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Ju siguroj në emër të Grupit se do të jemi në nivel të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për të çuar proceset përpara”, ka thënë Sherifi në takimin e zhvilluar në Kuvend me Apostoloven.

E, shefja e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar më shumë punë nga Kuvendi i Kosovës. Ajo ka kërkuar nga deputetët të jenë më aktiv dhe pret nga dinamike më të madhe të punës.

“Ju keni përgjegjësi për kryerjen e detyrave. Qytetarët presin nga Kuvendi të jeni në nivel të detyrës. Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i BE-së. Duhet të punoni më shumë në zbatimin e MSA-së. Nëse implementoni MSA-ju do të keni zhvillim me të mirë ekonomik ne vend. Jam e vetëdijshme nuk eshte lehte me 61 vota, sepse shumë reforma kanë nevojë për 2/3 e votave”, ka thënë ndër të tjera ajo.

E nga ana e tij, kryetari i komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Haxhi Shala ka kërkuar përkrahjen e BE-së për transformimin e FSK-së në Trupa të Armatosura. Ky proces, sipas tij, duhet të ndodhë sa më parë.

Krejt në fund, shefi i GP të Nismës ka kërkuar nga BE që sa me shpejt të liberalizoj vizat për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij, qytetarëve të vendit po u bëhet padrejtësi duke i lënë të izoluar si të vetmit në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme