Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Visar Ymeri ka thënë se është raportuar se tani më Policia e Malit të Zi po e kontrollon atë pjesë të territorit që është neutrale.
“Ende pa u ratifikuar marrëveshja ata po e kontrollojnë atë pjesë. Këtu nuk ka reaguar as një institucion i yni as MPJ, askush. Këte e ka thënë edhe kryetari i komisionit Shpejtim Bulliqi që ka dalë në terren dhe e ka parë. Po ashtu dua të di cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë çështje? Po ashtu cili është mandati i këtij komisioni të ri dhe çfarë prisni nga ky komision”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë se çfarë duhet të bëjë Kosova si shtet karshi kësaj marrëveshje. Ai ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“A mund të zbutet ky kriter që ne të hyjmë në BE. Dhe nëse Mali i Zi nuk do të neociojë për këtë marrëveshje a do të thotë kjo që Kosova duhet ta pranojë ashtu si është edhe nëse i bënë dëm. Sa i përket UNESCO-s përmenden disa ligje si ai për lirit fetare dhe për trashëgimin kulturore. Çfarë duhet bërë me këto ligje që na janë vënë kusht”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...