Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se çështja e Demarkacionit për Malin e Zi, është e mbyllur.
Sipas tij, çdo tentim për rinegociim të marrëveshjes me Malin e Zi është një kohë e humbur, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka thënë sot para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme se gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, ka insistuar që t’ua shpjegoj zyrtarëve më të lartë shtetëror se demarkacioni aktual kontestohet nga shumica e popullatës së Kosovës, por se, siç ka thënë, ata nuk duan t’ia dinë.
“Demarkacioni për Malin e Zi është një çështje e mbyllur, është një marrëveshje që është nënshkruar dhe është ratifikuar në parlamentin e Malit trë Zi, është përmbyllur dhe praktikisht është punë e kryer për ta. Ajo marrëveshje nuk mundet dhe nuk ka asnjë mundësi të rinegociohet. Ata konsduierojnë se demarkacioni është ai i cili është me marrëveshje dhe se është bërë në njëfarë metode që në Jugosllavi është aplikuar që nga viti 1956 dhe bazohet në kufijtë kadastralë të komunave. Demarkaconi paraqet realitetin, se gjithë territori i Kosovës, i përcaktuar në bazë të hartave kadastrale ka mbetur në Kosovë, i gjithë territori i komunave të Malit të Zi ka mbetur në Mal të Zi. Unë kur isha në Podgoricë kam insistuar t’ju shpjegoj se ky është një problem i cili një pjesë e madhe e popullatës e konteston, mendon se është një vijë tjetër kufitare, por ata në këtë drejtim nuk duan të flasin fare”, ka shpjeguar Pacolli.
Ai ka shtuar se nëse nuk ka fakte të forta se vija kufitare aktuale është gabim, do të jetë e vështirë që kjo ide të mbrohet para institucioneve ndërkombëtare./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...