Shefat e shëndetësisë janë duke u munduar të përmbajnë shpërthimin e Vdekjes së Zezë pasi u lëshuan paralajmërime të murtajës për nëntë vende të Afrikës jug-lindore.
Ekspertët paralajmërojnë se sëmundja vdekjeprurëse është shkaktuar nga të njëjtat baktere që zhdukën 25 milionë njerëz në Evropë në shekujt e 13-të dhe 14-të, transmeton portali arbresh.info
Epidemia besohet të ketë filluar në ishullin e Madagaskarit në bregun lindor afrikan, ku të paktën 124 persona kanë vdekur e më shumë se 1,300 janë infektuar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se murtaja – një infeksion i tmerrshëm bakterial i transmetuar nga pleshtat – nuk është asgjë e re në Madagaskar, ku raportohen rreth 600 raste çdo vit.
Por zyrtarët e shqetësuar pretendojnë se ka “diçka ndryshe” në lidhje me këtë përhapje dhe “zyrtarët e shëndetësisë nuk mund ta shpjegojnë atë”.
Dr Arthur Rakotonjanabelo ka thënë: “Murtaja është një sëmundje e varfërisë, sepse lulëzon në vendet me kushte sanitare dhe shërbime të shëndetësisë të varfra”.
Por ai tha se sëmundja tani është përhapur në pjesë të Madagaskarit që nuk e kishin parë plagën që nga viti 1950.
Shkencëtarët tani po punojnë gjatë gjithë kohës për të parashikuar shpërthimin e ardhshëm dhe për të parandaluar një epidemi botërore që do të rrezikonte miliona jetë./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut