Helidon Bendo emërohet në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror

14:29 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ku paraqiti propozimin për lirim të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi dhe emërim në këtë detyrë të zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij Shërbimi, të cilën kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar Visho Ajazin për kontributin e tij.

Të ngjashme