Menaxheri i fushatës së Trump dorëzohet tek FBI-ja

14:27 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Autoritetet amerikane i kanë thënë menaxherit të fushatës  së Trumpit, Paul Manafort dhe ish partnerit Rick Gates që të dorëzohet tek autoritetet përgjegjëse.

NYT dhe CNN kanë cituar burime anonime, por asnjëra nuk ka mundur të konfirmojë se me çfarë akuzash përballen ata të dy, transmeton portali arbresh.info

Manafort është parë teksa largohej në mëngjes nga shtëpia e tij, ndërsa më vonë është parë edhe të hynte në zyrat e FBI-së në Uashington.

Wall Street Journal citoi një burim të thotë se Manafort po përballet me akuza duke përfshirë mashtrimin me taksa.

Raportet e mëhershme sugjeruan se Manafort mund të paditet edhe për shkeljet e ndalimeve dhe kërkesave të pastrimit të parave për të zbuluar lobimin e huaj.

Të dy individët mund të bëhen të parët që do të paditen si pjesë e hetimit nga këshilli i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë që udhëhiqet nga Robert Mueller, në marrëveshjen e dyshuar midis fushatës Trump dhe Moskës.

Manafort është akuzuar në muajin gusht për të kaluarën e tij lobuese, në kohën kur punonte për fushatën e Trumpit. NYT raportoi atë kohë që ai kishte pranuar rreth 12.7 milionë dollarë pagesë të padeklaruar nga partia e presidentit ukrainas Viktor Yanukovich, i cili mendohet se ka mbështetjen e rusëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme