Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi, informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbin, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare, raporton Arbresh.info.
Sipas policisë, kjo pikë kufitare do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme për 15 ditë.
“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar. Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë Pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasyshë përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare./Arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...