Gratë e Arabisë Saudite morën pjesë në përvjetorin e Ditës Nacionale të Arabisë Saudite më 23 shtator të këtij viti.
Gratë në Arabinë Saudite më në fund do të lejohen të marrin pjesë në ngjarjet e sportit në tre qytete duke filluar nga viti 2018, derisa shteti po rregullon reformat, duke vazhduar kështu drejt “Islamit të modernizuar”, transmeton portali arbresh.info
“Arabia Saudite ka filluar përgatitjen e tre stadiumeve në Riyadh, Jeddah dhe Damman , që të bëhen gati për akomodimin e familjeve ne fillim të 2018”, deklaroi Autoriteti i Përgjithshëm Sportiv.
“Vendimi qe e gjithë familja të marrë pjese në stadiume”, është ne të mirën e çdo interesi të shoqërisë”, u tha në një deklaratë.
Kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm Sportiv në Arabinë Saudite, ka konfirmuar qe stadiumet kanë filluar të ndërtohen, kështu duke lejuar pjesëmarrjen e grave në evente sportive, raporton goal.com
Në shtator, Arabia Saudite deklaroi që gratë do te lejoheshin të marrin patentën e shoferit nga qershori i vitit 2018. Sidoqoftë, pa marrë parasysh ndryshimet dhe ngjarjet e fundit , Arabia Saudite vazhdon të mbetet një prej shteteve me qëndrimet më te rrepta drejt normave ultra-konzervative ne Islam, dhe me ndëshkime te rënda, për këdo qe shkel ligjin fetar apo ligjet penale./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...