Meta pret Ramën në zyrë, biseda edhe për shen e ri të SHISH?

13:39 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje takim me Presidentin e vendit, Ilir Meta. Burime per “Panorama” bejne me dije se kryeministri eshte parë te hyje ne ambientet e Presidences ku ka nisur nje takim me kreun e shtetit.

Nuk ka ende detaje per qellimin e takimit mes kryeministrit dhe presidentit te vendit, por nuk perjashtohet mundesia qe mes tyre te diskutohet per zgjedhjen e kreut te ri te SHISH.

Kjo, pasi vetem pak me pare u njoftua se Visho Ajazi Lika ka dhene doreheqjen nga detyra qe mbante, nje doreheqje, sipas burimeve te para, e pakerkuar nga presidenti, por e dhene per motive personale nga vete Visho Ajazi Lika. Sipas ligjit të SHISH, kryetari zgjidhet me propozim nga kryeministri dhe me pas dekretim nga ana e presidentit te vendit.

Ky eshte takimi i pare mes Rames dhe Metes, qe pas betimit ne Presidence te kabinetit qeveritar.

Kujtojme se takimi mes tyre vjen vetem pak kohe nga perurimi i nderteses se Vetingut dhe urimit te Rames per nisjen e punes se komisionereve. Takimi vjen në një kohë debatesh te forta, per çështjen e Saimir Tahirit dhe dosjes se akuzes per perfshirjen e tij ne banden e trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme