Google ADS

Futbollisti shqiptar rrëfen lidhjen me vajzën e trajnerit të Atletico Madrid

11:34 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Kapiteni i Kombëtares Shpresa, Keidi Bare, prej disa sezonesh është pjesë e Atletikos së Madridit në kampionatin spanjoll.

Talenti fierak ka fituar besimin e trajnerit Simeone dhe konsiderohet si një element mjaft i rëndëisishëm për të ardhmen.

Bare ishte i ftuari i veçantë i emisionit “Zona Gol” në Supersport, mbrëmjen e djeshme ku nëpërmjet “Skypes” tregoi për aventurën e tij tek Atletiko e Madrid si dhe për embiciet në Kombëtaren kuqezi.

Aventura në Spanjë tek Atletiko e Madridit

“Për mua ishte si një ëndërr, pasi kisha shumë dëshirë që të debutoja si titullar te Atletiko. Unë stërvitem me ekipin e parë, por kur nuk grumbullohem nga trajneri, atëherë i bashkohem skuadrës së dytë të Atletikos. Ndaj Vijarealit ne luajtëm shumë më mirë, por ata arritën të na barazonin.

Sa i përket rivalitetit, edhe te moshat ka një urrejtje më të madhe për Realin e Madridit. Unë çdo gjë e kam arritur me forcat e mia. Kam ardhur me këmbët e mia dhe me këmbët e mia do vazhdoj. Jam ose jo i lidhur me vajzën e një prej pjesëtarëve të stafit teknik unë do të vazhdoj të bëj punën time.”

Për të ardhmen

“Ndoshta në të ardhme edhe mund të ndërroj ekip për të luajtur më shumë, por momentalisht po mendoj të bëj më të mirën për Atletikon. Diego Kosta prej një jave stërvitet normalisht me ne. ”

Ftesa në Kombëtare nga trajneri Christian Panucci

“Më mirë vonë se sa kurrë. Unë shpresoj shumë që të marrë një thirrje nga Panuçii. Kam pasur një lidhje të fortë me Shqipërinë, dhe e ndjej shumë mungesën e vendit tim.”

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme