Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka deklaruar se Kosova është bërë prijëse në rajon me miratimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Kështu ka deklaruar ai gjatë hapjen së Javës së të Drejtave të Viktimave të Krimit, shkruan arbresh.info.
Delawie ka thënë se mbështetja financiare ka dobi të mëdha për t’i kthyer viktimat e krimit në shoqëri.
“Kosova është bërë prijësi në rajon me miratimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave. Së fundmi mori vendim për të kompensuar një familje të dëmtuar. Zyra e Kryeprokurorit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për caktimin e prokurorëve të specializuar për trajtimin e rasteve të viktimave të krimit”, ka thënë Delawie.
/arbresh.info.
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit