Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë në kampionatin holandez.
Ylli nga Vushtrria ka shënuar gola dhe ka bërë asistime të rëndësishme me fanellën verdh e zi të Vitesses.
Paraqitjet e jashtëzakonshme me skuadrën holandeze i kanë rritur edhe vlerën yllit kosovar.
Deri më tani Rashica kishte një vlerë në ‘Transfermarkt’, prej 3,5 milionë eurove.
Milot Rashica gjatë një ndeshje në Ligën e Evropës përballë skuadrës franceze Nice
Por vlera e vushtrriasit është rritur ndjeshëm pasi çmimi i ri sipas faqes së specializuar për transferime është pesë milionë euro.
Me rritjen e vlerës, Rashica barazohet me bashkështetasin e tij Arbër Zeneli i cili gjithashtu ka vlerën pesë milionë euro.
Në 10 takimet e para në elitën e futbollit holandez, Rashica ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime, shkruan Telegrafi.
21-vjeçari ka pasur paraqitje të mira edhe në Ligën e Evropës ku ka bërë dy asistime në tri ndeshjet e para.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...