Dikur fundjava zgjaste vetëm 1 ditë: koha për të respektuar festat fetare. Por si është kaluar nga 1 në 2 ditë pushimi në javë?
Rezervimi i një dite në javë është një traditë antike, gjurmët e së cilës gjenden në librat e shenjtë. Gjërat kanë filluar të marrin kthesë në Britaninë e Madhe përgjatë shekullit të 19-të, përgjatë revolucionit industrial, kur masat e reja të punëtorëve të industrisë nisën të marrin ditën e tyre të pushimit për qëllime kënaqësie e jo vetëm për qëllime fetare.
Përqendrimi i argëtimit dhe shpesh i konsumit të alkoolit në një ditë të vetme të javës bënte që angazhimi në punë të nesërmen të ishte i papërballueshëm.
E kështu shumë punëdhënës filluan ta lënë të lirë gjysmën e së shtunës si kompromis sindikal.
Edhe fetë kanë bërë të tyren në këtë drejtim. Në vitin 1908, në SHBA një fabrikë u lejoi punëtorëve që të pushojnë të shtunën në respekt të së shtunës hebraike dhe ndërmarrje të tjera do tw ndiqnin shembullin e saj. Derisa në vitin 1938, në shembullin e Ford që në vitin 1926 kishte nisur të mbyllte fabrikat e tij të shtunen dhe të dielen (për të mos krijuar hatërmbetje si te sindikatat, ashtu edhe të grupimet fetare që shenjtëronin të dielën) u prezantua java e punës me 40 orë me ligjin “Fair Labor Standards” dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë praktikë që java e punës të ishte 5 ditë, gjë që më pas u aplikua nga e gjithë bota.
Në dekadat pasuese, veçanërisht në 1940, 1950 dhe 1960, një numër në rritje vendesh adoptoi formulën premte-shtune ose shtune-diele për pushimin e javës, për t’u harmonizuar me tregjet ndërkombëtare të dominuara nga anglosaksonët, që ishin edhe fituesit e luftës. Dhe një serë reformash të javës së punës të viteve 2000 kanë bërë që një pjesë e madhe e vendeve të botës arabe të sinkronizohej me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të botës, në aspektin e orëve të punës, zgjatjes së javës së punës dhe ditëve të fundjavës.
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...