Në Suedi, vetëm një për qind e të gjitha pagesave janë bërë me para të gatshme, ndërsa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara një mesatare prej shtatë përqindësh.
“Visa” ka publikuar kohët e fundit rezultatet e studimit “qytetet pa kesh”, qëllimi i të cilit ishte për të theksuar përfitimet e mundshme të kalimit në digjitalizim në 100 qytete në mbarë botën. Ky studim për herë të parë u paraqit para publikut, përcjell albinfo.
Adam Wand, kreu i politikës globale publike dhe “Visa”, vuri në dukje koston e lartë të parave të gatshme dhe se qytetarët dhe ekonomia është e dobishme për të lëvizur me pagesën jo-kesh.
“Në krye të listës janë Stockholmi, Sydney, Toronto dhe Londra, e më së shumti që përdorin kesh janë Accra, Amman, Cairo, Casablanca, Lima, etj”, theksoi Wanda.
Studimi zbuloi se rritja e pagesave digjitale në qytete të ndryshme mund të rezultojë në një total aktiv prej 470 miliardë dollarësh në vit. Kjo do të thotë që secili prej njëqind qyteteve mund të përfitojë neto prej 4.7 miliardë dollarë në vit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?