Google ADS

Komunat e fituara nga partitë shqiptare

01:03 | 30 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Bashkimi Demokratik për Integrim arriti të rikthejë Komunën e Strugës, ndërsa fitore ka shënuar edhe Tetovë, Çair, Dibër, Dollnen, Tearcë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.

Vet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka informuar për fitoren e Ramiz Merkos në Strugë, të Teuta Arifit në Tetovë, Visar Ganiut në Çair, të Ruzhdi Latës, të Erkan Arifit në Likovë, ndërsa ka falënderuar të gjithë votuesit që kanë mbështetur kandidatët e BDI-së.

Me Kërçovën, që BDI e fitoi në raundin e parë, tashmë në katër vitet e ardhshme do të drejtojë 10 komuna. “Sigurisht se gjatë një fitore të këtillë të madhe ka beteja të caktuara të humbura, por nuk do të thotë se është humbur e tërë lufta, siç është rasti me Gostivarin, ku në epërsi është kandidati tjetër, por edhe prej ku ende po priten rezultatet e fundit që të konfirmohet saktë cili është fituesi”, tha Ahmeti nga selia e partisë në Reçicë të Vogël.

Në ndërkohë, kandidatja e BDI-së për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi iu falënderua BDI-së për mbështetjen për edhe një mandat katërvjeçar për këtë funksion. “Dua t’u falënderohen aktivistëve tanë, por edhe qytetarëve të cilët në këto zgjedhje e vlerësuan punën tonë të përfunduar dhe projektet e përfunduara dhe premtoj se edhe në mandatin e ardhshëm do të punoj për të gjithë qytetarët…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme