Google ADS

Aksident me vdekje, humb jetën i riu

00:30 | 30 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në fshatin Bushnesh, Krujë, mbrëmjen e sotme.

Mësohet se E.J., 29-vjeç ka humbur jetën. Ai ishte duke ecur kur është përplasur nga një makinë. Drejtuesi i mjetit i cili përplasi të riun është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 20:45, në fshatin Bushnesh, Krujë shtetasi M.K. 35 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë duke drejtuar mjetin tip Audi  ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.J. 29 vjeç,  banues në Bushnesh, Krujë. Fatkeqësisht shtetasi këmbësor ka ndërruar jetë.Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme