Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa nga emrat më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamble të Prishtinës dhe disa nga më të votuarit e Vetëvendosjes gjithashtu.
Sipas Ahmetit, më të votuarit e LDK-së janë emra të ish-drejtorëve që kanë krijuar nepotizëm e klientelizëm në komunë, kurse më të votuarit e VV-së janë ish-drejtor që sollën reforma e transformime të mëdha për të mirë.
Ahmeti shkruan se gara në mes të LDK-së e VV-së është garë mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Statusi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Ne LDK ndër kandidatet me te votuar per Asamble
Në LVV ndër kandidatët më të votuar për Asamble
1. Arben Vitia – drejtori që bëri revolucion në shëndetësi
2. Nora Kelmendi – drejtoresha që pastroi katastrin nga krimi
3. Genc Bashota – drejtori që shtyri reformen në Trafik Urban e përgatiti projektet madhore për parkingjet
Opcionet janë të qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm, apo ecja përpara me zhvillim, e shembuj për krejt regjionin. Kesaj radhe me fuqi në Kuvendin Komunal.
E kaluara vs. E Ardhmja
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?