Ja kush prin sipas rezultateve jo zyrtare të KSHZ-së

21:55 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Rezultatet e para të procesuara nga KSHZ në këto jzgjedhje anë kandidatët që prinë në Komunat ku votohet në këtë raund të dytë:

Në komunën e Strugës nga 101 kuti janë numëruar 16 kuti dhe në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në komunën e Dibrës nga 27 kuti janë numëruar 11 kuti dhe për momentin në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli.

Në Gostivar nga 121 janë numëruar 29 kuti dhe në epërsi është Arben Taravari.

Në Vrapçisht në epërsi është Gajur Rushti nga BDI.

Në Zhelinë paraprin Fatmir Izari nga BDI. Në Saraj janë numëruar 20 kuti nga 46 dhe në epërsi është Blerim Bexheti nga BDI.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme