Google ADS

Stuhia godet Europën qendrore, 5 të vdekur

20:42 | 29 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme ka goditur Europën qendrore.

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe ndërprerje të trafikut, transmeton portali arbresh.info

Në Republikën Çeke, një grua ka humbur jetën pasi u godit nga një pemë, ndërsa të njejtin fat e ka pasur edhe një burrë në Poloni.

Në Poloni një tjetër viktimë ka humbur jetën pasi humbi kontrollin e makinës.

40ea3a3ed5d5dbd13092c4e3eac2330379267895

Në Gjermani, një burrë 63 vjeçar, të cilin e kishte zënë gjumi në një vend parking në një kamping është mbytur si pasojë e përmbytjeve të mëdha.

Instituti Hidrometeorologjik i Çekisë ka theksuar se erërat e fuqishmë kanë ecur me një shpejtësi maksimale prej 180km në orë.

Në Gjermani, stuhitë shkaktuan përmbytje në Hamburg, ku u ngritën ujërat rreth tregut historik të peshkut të qytetit dhe në rrethin e HafenCity dhe Blankenese.

Udhëtimet me tren janë ndërprerë dhe është shkaktuar kaos në trafik.

Në fillim të këtij muaji një stuhi e egër ka goditur Gjermaninë veriore dhe lindore, duke lënë të vdekur shtatë persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme