Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se ditë më parë ka inspektuar punimet që po bëhen në nënsegmentin C1, kyçja e autostradës R6/R7 lidhja me rrugën nacionale N2 (udhëkryqi i Gjilanit), ka bërë të ditur se sot ka filluar shtrimi i asfaltit dhe kjo çështje do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë:
Para disa ditëve inspektuam punimet që po ndodhin të nënsegmenti C1, kyqja e autostradës R6/R7 lidhja me rrugën nacionale N2 (udhëkryqi i Gjilanit). Nga ku bëmë thirrje që të përshpejtohen punët nga kompania Bechtel&Enka për sanimin e dëmtimeve që kanë ndodhë.
Sot ka filluar shtrimi i asfaltit dhe kjo çështje, ashtu siç jemi zotuar, do të përfundojë në dhjetor të këtij viti.
Janari nuk bënë të na zë me këtë kyqje si “fyt i ngushtë”, por me standardet çfarë edhe duhet të jenë dhe pa probleme në të ardhmen.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...