Ndarja nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka tronditur thellë miqtë e saj, familjen dhe gjithë mbështetësit.
Anjeza Hoxha, drejtoreshë e programit në Fax News, ka treguar si e njihte ajo Adelën, transmeton albeu.com.
“Adelën e kam njohur këtu në Fax News, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj”.
https://www.instagram.com/p/BZMQFd5ge3t/
“Ajo ishte detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që ta ndihmonim atë për çka i duhej në realizimin e programit të ri”.
“Adela ishte një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise”.
“Donte që gjithçkaje t’ia dilte vet. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë”.
“Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve, nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej”.
https://www.instagram.com/p/BZCHRMfAm3t/
“Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia”.
“Ajo më ka thënë që: ‘Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet’, po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”, është shprehur Anjeza.
https://www.instagram.com/p/BVhxt4Eg6_4/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte