Një raportin sekret për drogën të vitit 2016 nga Qendra Monitoruese Evropiane, ku Shqipëria renditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Evropë është publikuar ditën e sotme nga “Abc News”.
Dokumentat konfidenciale ishin dërguar parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Infomativ Shtetëror.
Kur prej ditësh flitet për përgjime që lidhen kryesisht me narkotrafikun, ABC News diponon një raport të vitit 2016 të hartuar nga Qëndra Monitoruese Europiane, posaçërisht për krimin e organizuar.
Raporti ishte dërguar një vit më parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Infomativ Shtetëror. Ne raportin e Qëndrës Monitoruese Europiane, të dërguar institucioneve tona nga shërbimet sekrete Italiane, Shqipëria rënditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Europë.
Dokumentat konfidenciale theksojnë se, në shumicën e rasteve trafikantëtn ndërkombëtare të drogës bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptare. Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike,- thuhet në raport. Partnerët Italiane theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësuese, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafikut me origjinë nga Shqipëria.
Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e Qëndres Monitoruese Europiane per 2016 eshte edhe kultivimi i kanabisit në zonat e jugut të vendit tone.
Raporti i 2016 thekson se Guarda di Financa së bashku me ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografuar plantacionet me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren.
Në fund raporti problematik për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryehet në toka me pronesi shteterore, në tunele, sera ose magazina.
Ky raport i përket vitit të kaluar, ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës ka dyshime se ai ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013-2017.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...