Rekomandimet e BE-së për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor

16:32 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Misioni i vëzhguesve të BE-së, vlerëson se Kosova ka nevojë për ndryshime në legjislacionin e zgjedhjeve.

Shefi i këtij Misioni ka thënë në një intervistë ekskluzive për portalin arbresh.info ka thënë se një ndër të ka të bëjë me regjistrimin e votave.

Ka çështje që nuk kërkojnë ndryshimin e legjislacionit, p.sh. regjistrimi i votave mund të vërtetohet dukshëm, me disa ndryshime teknike. Por, ka disa ndryshime të legjislacionit të nevojshme, në lidhje me mbulimin e medias. Ne pamë qasjen e paekuilibruar, atëherë kemi nevojë për më shumë transparencë, si dhe aspektin financiar të fushatës, a është në harmoni, pastaj votimi i njerëzve që jetojnë jashtë, lejon, them unë, rrugën zgjedhore, edhe aty duhen ndryshime, kështu që këto janë disa pika. Por, në rekomandimin tonë ne do të jemi më të zgjeruar”, ka deklaruar ai.

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kërkuar disa herë që sa më shpejt të nisë një proces i reformave legjislative gjë që deri më tani nuk është bërë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme