Kryetari i Komunës dhe kandidati z. Nevzat Bejta bashkë me familjen e tij votoi në Gostivar. Në prononcimin për mediat Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
“Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh z. Bejta.
I pyetur nga gazetarët rreth pritshmërive të tij, Bejta tha që rezultati përfundimtar beson që të jetë ende më i favorshëm se në raundin e parë, ku ai doli fitues.
Votimi zgjat deri në orën 19.
Pronari i Romës e blen klubin e Evertonit
Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te...
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal
Krijimi i shtetit Bektashi brenda vendit, Rama: Thesar për p...
Rama: “Sofra e vjetër” në Tragjas të Vlorës me p...
Hoxha takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton për...