Google ADS

Dorëhiqet kryetari i Ankarasë

13:52 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Ankarasë, Melih Gokcek, dha dorëheqjen pas disa javësh presioni nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili e paralajmëroi publikisht për pasoja të ashpra nëse nuk do të vetëdorëhiqej.

Në fjalimin e tij, zoti Gokcek e bëri të qartë se nuk po largohej me dëshirë pas 23 vitesh në detyrë dhe se po largohej në zbatim të urdhërit të Presidentit Erdogan.

Gokcek është i gjashti kryetar bashkie i partisë AKP të Presidentit Erdogan që largohet nga detyra gjatë javëve të fundit. Ndër të dorëhequrit, janë kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Turqisë, ndër to edhe Stambolli.

Turqia ndodhet në gjendje emergjence që nga puçi i dështuar i shtetit vitin e kaluar. Presidenti Erdogan disponon tashmë autoritet të gjerë që i mundëson shkarkimin e kryetarëve të bashkive, të cilët janë zgjedhur me votë popullore.

Erdogan e ka ushtruar këtë pushtet të zgjeruar në 80 raste të kryebashkiakëve të partisë pro-kurde HDP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme