Të gjitha 1.517 vendvotimet në 35 komuna në të cilat votohet në raundin e dytë për të zgjedhur krerët e komunave përkatëse u hapën në kohë ndërsa votimi po rrjedh pa asnjë problem, bënë të ditur nga KSHZ duke shtuar se deri në ora 10.00 nuk kanë pasur asnjë paraqitje për parregullsi. Jehona e votuesve sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në nivel shtetëror është 8.09 për qind.
Sa u përket komunave dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi me 22.47 përqind ndërsa dalje më të vogël të votuesve ka pasur në Studeniçan me 3.99 për qind.
Ndërkohë në gjashtë komunat e Shkupit ku votohet në raund të dytë, dalje më të madhe të votuesve ka pasur në Butel 10.81 për qind ndërsa dalje më të ulët ka pasur në Çair me 6.17 për qind. Sa u përket daljes së votuesve në komunat e mbetura të dhënat e para flasin për këto përqindje: Gazi BAba 10.62 për qind, Kisella Voda 10.47 për qind, Saraj 7.24 dhe Shuto Orizare 6.83 përqind.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës