Google ADS

Bie euro për shkak të Katalonisë

11:04 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Shpallja e Pavarësisë së Katalonjës të premten ka pasur ndikim në shumë sfera.

Edhe euro rënë për shkak të tensioneve ndërmjet Madridit dhe Katalonjës.

Monedha evropiane shënoi rënie prej 0.6 për qind në 1.1579 dollarë, duke ngritur humbjen e përgjithshme këtë javë kundrejt dollarit në 1.7 për qind, që është vlera më e lartë në 11 muajt e fundit.

Madridi zyrtar nuk e njeh Pavarësinë e Katalonjës, madje ka dhënë urdhër për të shpartalluar, derisa kjo pritet të ketë ndikim edhe në ekonomi.

Në Barcelonë ishte votuar pro Pavarësisë në referendumin që ishte mbajtur këtë muaj, por Madridi assesi nuk është i gatshëm ta pranojë këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme