Google ADS

Rriten çmimet në Kosovë

10:57 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në gjysmën e parë të vitit 2017, niveli i çmimeve në Kosovë është karakterizuar me rritje.

Sipas raportit të BQK-së për tremujorin e dytë, indeksi i çmimeve në Kosovës shënoi rritje mesatare prej 1.7 përqind.

“Sa i përket komponentëve të IÇK-së, me rritje u karakterizuan çmimet e rrymës, gazit dhe lëndëve tjera djegëse (4.9 përqind), transportit (4.7 përqind), pasuar nga çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit (3.1 përqind), veshmbathjes (1.7 përqind”, thuhet në raport.

Ndërsa, me rënie të çmimeve u karakterizuan kryesisht prodhimi i metaleve, prodhimi i drurit, prodhimi i lëkurës, etj.

unnamed_1509266698-2828599

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme