Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar për gazetën serbe Blic se derisa ai të jetë në krye të kësaj organizate politike, asnjëherë nga Lista Serbe nuk do të mbështetet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Rakiq, duke komentuar deklaratat e ministrit serb të Kosovës, Dalibor Jevtiq, i cili pas takimit me delegacionin e NATO-s në Kosovë dhe se “Lista Serbe nuk e mbyllë derën për të folur për çfarëdo teme”, tha se mbase Jevtiq ka folur në emrin e tij personal.
“Qëndrimi i Listës Serbe, ndërsa unë jam në krye të saj nuk do të ndryshohet, kjo është më së e qartë. Lista serbe nuk do të mbështesë formimin e të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës”, ka deklaruar Rakiq.
“Unë nuk kam qenë i pranishëm kur ka folur Jevtiq, por mund të them vetëm se nuk është qëndrimi i Listës Serbe. Është e mundur që ministri Jevtiq ka folur si ministër në emrin e tij personal”.
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...
10 vjet nga Procesi i Berlinit, diskutohen arritjet, mundësi...