Një nga dilemat më të mëdha të nënave të reja, është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se qumështi i nënës ka vlera ushqyese deri në gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas është mirë që fëmija të marrë vlerat e tjera ushqyese që i nevojiten.
Shumë nëna mendojnë se ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme për foshnjat e tyre, krahasuar me ushqimin e blerë të gatshëm. Kjo është një temë që hap shumë diskutime, por studiuesit thonë se në vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme, që ai të marrë ato vlera që i duhen, në sasinë e duhur.
Kështu, ushqimet e gatshme i kanë shumë të kontrolluara këto vlera, bazuar në nevojat e fëmijës. Ndërsa ushqimet e përgatitura në shtëpi, mund të jenë të shëndetshme dhe të freskëta, por ndoshta mund të mos plotësojnë nevojat e fëmijës ose mund t’i tejkalojnë ato, varësisht nga faza në të cilën është fëmija juaj.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...